Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Aleesandro Amato, në një intervistë për ANSA deklaroi se nga tërmeti i fortë që përfshiu turqinë dhe Sirinë një ditë më parë, pllaka e Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra.
Ai tha se tërmetet aktivizuan një çarje të re tektonike në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, gjë që shkaktoi zhvendosjen e tokës deri në 10 metra.
“Ka pasur një zhvendosje tërthore ”, theksoi ai, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes tektonike të orientuar majtas, në drejtim të detit Egje. /AlbEu.com/