Tensionet përshkallëzohen në Gjirin Persik, SHBA shkatërron tre anije iraniane dhe paralajmëron kosto më të lartë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se kanë goditur tre anije iraniane që transportonin naftë bruto, pas lëshimit të raketave balistike nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ndaj dy anijeve luftarake të Marinës amerikane.

Të lidhura

None found

Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se një aeroplanmbajtëse dhe një destrojer amerikan i pajisur me raketa të drejtuara u shmangën disa sulmeve të kryera nga Irani.

Forcat amerikane më pas “çaktivizuan përgjithmonë” dy tankerë iranianë me naftë bruto: M/T Downy, pranë brigjeve të ishullit Kharg, dhe M/T Stark 1, në afërsi të qytetit Jask.

Një tjetër tanker iranian, M/T Kylo, i cili ishte bosh dhe ndodhej jashtë Gjirit Persik, u “shkatërrua plotësisht” pasi u godit disa herë nga ushtria amerikane për ta nxjerrë jashtë funksionit.

Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it, tha se mesazhi drejtuar Gardës Revolucionare iraniane ishte i qartë: çdo sulm kundër anijeve amerikane do t’i kushtojë Iranit edhe më shtrenjtë.

Teherani nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për zhvillimet. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane raportuan më herët se SHBA kishte sulmuar një tanker pranë ishullit Kharg, një nga pikat kryesore të eksportit të naftës së Iranit.

Agjencitë iraniane të lajmeve thanë gjatë së shtunës se tankeri ishte goditur me raketa nga forcat amerikane pranë Khargut. Sipas Tasnim, anija u qëllua nga katër predha, por nuk pati viktima.

Një regjistrim audio i verifikuar nga CNN tregon se, përpara sulmit, një avion ushtarak amerikan i komunikoi ekuipazhit të anijes përmes një kanali emergjence dhe i kërkoi të largohej nga pjesa e pasme e tanker-it.

Përplasja e fundit mund të zgjerojë luftën e transportit detar në Gjirin Persik dhe në zonat përreth. Irani po përpiqet të ndalojë anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit pa autorizimin e tij, ndërsa SHBA ka shtuar sulmet ndaj mjeteve detare iraniane.

Dy vendet kishin shkëmbyer sulme edhe në fillim të kësaj jave, për herë të parë pas më shumë se një muaji. Veprimet e reja kanë shtuar shqetësimet se mund të nisë një tjetër cikël hakmarrjeje.

Situata mes Iranit dhe SHBA-së mbetet e brishtë, ndërsa të dyja palët synojnë të kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimin botëror me naftë.

Ishulli Kharg, në brigjet iraniane, ka përpunuar zakonisht rreth 90% të eksporteve të naftës bruto të vendit. Gjatë konfliktit ai është goditur disa herë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar më parë se mund ta marrë nën kontroll.

Të dhënat e lëvizjes së anijeve dhe pamjet satelitore tregojnë se rreth 20 tankerë iranianë janë ankoruar pranë Khargut dhe nuk mund të largohen nga Gjiri për shkak të bllokadës detare amerikane. Një pjesë e madhe e tyre janë të ngarkuar plotësisht me naftë.

Sipas shërbimeve të gjurmimit të anijeve, më shumë se 50 tankerë iranianë ndodhen në Gjirin Persik dhe në Gjirin e Omanit.

Ndërkohë, nënpresidenti amerikan JD Vance deklaroi të enjten se konflikti nuk duhet të përkufizohet si një “luftë”. Ai tha se, pavarësisht përshkallëzimit të fundit, nuk kishte pasur “shkëmbim aktiv zjarri”.

Vance nuk përcaktoi një afat për mbylljen e konfliktit dhe la të kuptohej se përgjegjësia për t’i dhënë fund përplasjes i takon Iranit. Sipas tij, konflikti kishte nisur gjashtë muaj më parë me sulme ajrore të përbashkëta amerikano-izraelite.


Shtuar 5.09.2026 16:55

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomextrabet girişMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis