Temperaturat ekstreme nxisin kaos në Francë, përleshje mes blerësve për kondicionerë dhe ventilatorë

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Francën u shoqëruan me skena tensioni në disa supermarkete, pasi një fushatë zbritjesh për pajisje ftohëse tërhoqi një numër jashtëzakonisht të madh klientësh, sidomos në rajonin e Parisit.

Të lidhura

None found

Ofertat për ventilatorë dhe pajisje portative të ajrit të kondicionuar sollën turma të mëdha blerësish, duke krijuar situata të vështira për t’u kontrolluar në disa pika shitjeje.

Në një supermarket në lagjen e 14-të të Parisit, njerëzit kishin nisur të prisnin që pas mesnatës. Kur dyqani hapi dyert, radha kishte arritur në rreth 300 deri në 400 persona, ndërsa të gjitha pajisjet e vendosura në ofertë u shitën në më pak se një orë.

Brenda dyqanit, fluksi i madh i klientëve u shoqërua me shtyrje, rrëzime dhe çaste paniku, çka bëri të nevojshme ndërhyrjen e autoriteteve. Policia dhe zjarrfikësit u angazhuan në vendngjarje për të rivendosur rendin dhe për të siguruar mbrojtjen e klientëve.

Në një nga incidentet, një person përdori sprej piperi, duke shkaktuar shqetësime shëndetësore te të paktën tetë persona, mes tyre edhe një fëmijë 12-vjeçar.

Ngjarje të ngjashme u raportuan edhe në zona të tjera të rajonit të Parisit, përfshirë Nanterre, Aubervilliers dhe Valenton. Pamjet e shpërndara nga vendet e ngjarjes tregojnë dyer të hapura me forcë, përplasje mes klientëve dhe ndërhyrje të stafit, i cili në disa raste u detyrua të mbyllte përkohësisht dyqanet për arsye sigurie.

Pas incidentit është hapur debat për mënyrën si organizohen fushatat promocionale gjatë periudhave me temperatura ekstreme, ndërsa autoritetet franceze pritet të shqyrtojnë menaxhimin e situatës dhe masat e sigurisë të zbatuara gjatë shitjeve me fluks të lartë klientësh.


Shtuar 4.07.2026 12:55

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom