Sulmet ruse në Donetsk, të paktën shtatë civilë të vrarë

Sulmet ruse vazhdojnë të jenë të ashpra në territorin e Donetsk, ndërsa Ukriana kanë akuzuar armikun për vrasjen e shtatë civilëve.

Tre prej tyre u vranë në qytetin e Lyman, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kirilenko përmes platformës Telegram, por nuk dha detaje.

Shtatë persona të tjerë u plagosën, sipas të njëjtit zyrtar, i cili shtoi se “çdo kriminel lufte do të dënohet”.

Ndërkohë në Kherson, një qytet i pushtuar nga forcat e armatosura ruse, zyrtarët lokalë pro-rusë akuzuan forcat e armatosura ukrainase përmes Telegramit për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në fshatin Biloserka, por pa dhënë detaje të mëtejshme.