Sjellje e dhunshme e pasagjerit, avioni izraelit bën ulje të detyrueshme në Selanik

Një aeroplan izraelit El Al ka bërë ulje emergjente në Selanik për shkak të sjelljes së dhunshme të një pasagjeri.

Siç raporton Jerusalem Post, në një deklaratë, linja ajrore kombëtare e Izraelit tha se fluturimi LY2522 nga Praga në Izrael u detyrua të bënte një ulje emergjente në Greqi, pasi pasagjeri i dhunshëm u zbrit nga fluturimi në bashkëpunim me policinë lokale.

“El Al ka një politikë zero tolerance ndaj dhunës dhe ne do të vazhdojmë të garantojmë sigurinë e pasagjerëve tanë”, shtohet në deklaratën e kompanisë.