“Si ndihesh tani që Kristiano Ronaldo do luajë kundër jush”? Perla e tifozit të Arsenalit (VIDEO)

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon të ri në “Premier League”. Topçinjtë i kanë humbur dy takimet e para, ndërsa janë dorëzuar që në pjesë të parë ndaj Manchester City duke humbur në shifrat 3-0, me Granit Xhakën që u ndëshkua me karton të kuq. Tifozët e Arsenalit kanë braktisur stadiumin që në pjesën e parë pasi nuk kishte arsye që të qëndronin më tepër.

Por perla e vërtet që po bënë bujën e rrjeteve sociale ka ardhur pas pyetjes mbi Kristiano Ronaldon. Teksa gazetari pyet një tifoz të Arsenalit se çfarë mendon për faktin se do të kenë edhe portugezin si rival në kampionat, përgjigja ishte e shkurtër dhe shumë domethënëse: “Rivali ynë tani është Brighton, por e di, Ronaldo do të luajë në të njëjtin kampionat”./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 15:42