Shokuese/ Në SHBA, mbi 90 të vdekur prej motit të keq, 10 milionë njerëz pa energji elektrike

Mbi 90 persona kanë humbur jetën në SHBA në incidentet e shkaktuara nga kushtet e ashpra të motit i cili është përjetuar në javën e fundit në shumë rajone të vendit.

Sipas CBS News, bëhet e ditur se miliona amerikanë janë prekur nga kushtet e këqija të dimrit.

Ndërsa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të stuhisë së akullit në pjesën perëndimore në Oregon, vihet në dukje se edhe në Pensilvani, Kaliforni dhe Indiana janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Transmetohet se mbi 80 persona kanë humbur jetën nga aksidentet e shkaktuara si pasojë e kushteve të ashpra të dimrit në javën e fundit në mbarë vendin, ndërsa informohet se moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në fillim të javës.

Thuhet se më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur negativisht nga i ftohti polar që vazhdon të prekë shumë rajone të SHBA-së.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, pa energji elektrike kanë mbetur rreth 100 milionë njerëz.

Në anën tjetër, është kërkuar kursimi i energjisë për të parandaluar ndërprerjet e energjisë elektrike për 10 milionë persona në rajonin Tennessee.


Shtuar 22.01.2024 12:30