SHBA synon të reduktojë forcat në Lindjen e Mesme pas një çerek shekulli angazhimi

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë një pakësim të mundshëm të trupave dhe operacioneve të inteligjencës në Lindjen e Mesme, me kusht që administrata e Presidentit Trump të arrijë t’i japë zgjidhje përplasjes me Iranin.

Të lidhura

None found

Referuar burimeve brenda qeverisë amerikane, të cilave u referohet CNN, forcat e armatosura dhe shërbimet sekrete kanë nisur bisedime paraprake për një riorganizim të dislokimit ushtarak në atë zonë.

Një tërheqje e tillë, edhe nëse e pjesshme, do të përbënte një hap shtesë të Uashingtonit drejt shkëputjes nga një rajon ku ka shpenzuar shuma marramendëse dhe ka pasur një prani të fuqishme ushtarake gjatë shumë dekadave.

Aktualisht, rreth 50 mijë ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Lindjen e Mesme, së bashku me një arsenal të gjerë, ku përfshihen dy aeroplanmbajtëse dhe më shumë se një duzinë destrojerësh të armatosur me raketa të drejtuara.

Megjithatë, konflikti i fundit me Iranin ka ekspozuar brishtësinë e këtyre bazave. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë shënjestruar nga dronë dhe raketa iraniane, duke pësuar dëmtime të mëdha.

Sipas një zyrtari në detyrë dhe një ish-zyrtari të inteligjencës, një pikë operative e CIA-s në kryeqytetin saudit, Riad, ka pësuar dëmtime serioze, ndërsa instalime të tjera amerikane në Bahrein, Katar, Arabinë Saudite dhe Kuvajt janë përballur po ashtu me ofensiva.

Përveç planeve për të ulur numrin e efektivave, Pentagoni po shqyrton edhe masa për të rritur sigurinë e personelit që do të mbetet në terren. Një nga alternativat është kalimi i disa prej strukturave kyçe nën sipërfaqe, për t’i bërë ato më rezistente ndaj sulmeve ajrore.

Koncepti i fortifikimit nëntokësor nuk është i panjohur, por burimet pranë çështjes thonë për CNN se agresioni i fundit iranian e ka rikthyer këtë ide në qendër të vëmendjes. Në të njëjtën linjë, po shqyrtohet mundësia që disa misione të zhvillohen pa pasur nevojë për prani të vazhdueshme, duke e mbajtur personelin dhe pajisjet kryesore në territorin amerikan dhe duke i dislokuar në Lindjen e Mesme vetëm për operacione të caktuara.

Këto diskutime zhvillohen në një klimë pasigurie, ku ende mungon një marrëveshje konkrete për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin. Burimet e CNN shprehin një shqetësim të brendshëm lidhur me mungesën e një strategjie të qartë për fazën e pasluftës, sidomos duke marrë parasysh prirjen e Presidentit Trump për të ndryshuar qëndrimet e tij. Ai ka qenë historikisht një mbështetës i reduktimit të përfshirjeve ushtarake amerikane jashtë vendit.

Zyrtarisht, Pentagoni nuk ka pranuar se po zhvillon një rishikim gjithëpërfshirës të pozicionimit të forcave në Lindjen e Mesme. Megjithatë, figura të larta të mbrojtjes kanë biseduar në mënyrë private për një tërheqje të pjesshme nga disa shtete të Gjirit dhe për një delegim më të madh të përgjegjësive të sigurisë tek aleatët rajonalë.

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, prania ushtarake amerikane në rajon u rrit në mënyrë dramatike. Uashingtoni krijoi dhe shfrytëzoi një rrjet kompleks bazash për operacionet në Afganistan, Irak, Siri dhe zona të tjera. Gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003, numri i trupave amerikane atje arriti kulmin me rreth 250 mijë.

Edhe pse me kalimin e viteve forcat u reduktuan, ato luhatën vazhdimisht midis 30 mijë e 60 mijë efektivësh. Disa presidentë amerikanë kanë premtuar një zhvendosje të fokusit strategjik drejt Azisë, por krizat e pandërprera në Lindjen e Mesme e kanë detyruar SHBA-në të riangazhohet herë pas here.

Nëse konflikti me Iranin përfundon, administrata Trump do të gjendej para një vendimi kritik: të ruante rrjetin e shtrirë ushtarak në Lindjen e Mesme ose të përfitonte nga fundi i armiqësive për të zvogëluar gjurmën amerikane në rajon. Ndërkohë, Marina e SHBA-së ka sinjalizuar se një rikthim i shpejtë i personelit të saj në Bahrein, shtëpia tradicionale e Flotës së Pestë, nuk është në horizontin e afërt.


Shtuar 8.09.2026 08:33

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş