Sadiq Khan zgjidhet sërish kryebashkiak i Londrës, bëhet i pari në histori me 3 mandate

Sadiq Khan është rizgjedhur kryebashkiak i Londrës për një mandat të tretë historik, duke u bërë kryebashkiaku i parë që siguron një mandat të tretë në kryeqytetin britanik, raportojnë mediat britanike pas përfundimit të numërimit të votave.

Në moshën 53-vjeçare, kryebashkiaku laburist mundi kandidaten konservatore Susan Hall dhe kaloi paraardhësin e tij me dy mandate Boris Johnson. Prindërit e Sadiq Khan janë me origjinë pakistaneze.


Shtuar 4.05.2024 17:44