Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën me dronë, ndërsa 13 persona ka humbur jetën si shkak i saj. Ky sulm shkaktoi dhjetëra të plagosur përfshirë fëmijë, në bastisjet e natës që goditën ndërtesat e apartamenteve.
Ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e sulmeve, duke kërkuar për njerëz që besohet se janë bllokuar nën rrënojat në Kiev. Mediat shkruajnë se sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në orët e para të mëngjesit të së martës në pjesën më të madhe të Ukrainës.
Të lidhura
None found
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet ishin një përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme ukrainase dhe se të gjitha objektivat u arritën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia lëshoi gjithsej 656 dronë dhe 73 raketa, duke kërkuar urgjentisht ndihmë nga SHBA-të për raketat Patriot. Pas kësaj, forcat Ajrore Ukrainase njoftuan se 642 nga dronët dhe raketat sulmuese të lëshuara u rrëzuan.
