Një vilë në Romë, në të cilën gjendet murali i vetëm i Caravaggios, ka dështuar me shitjen në ankand.
Sipas BBC, vila Aurora është në qendër të një beteje ligjore mes pronares aktuale, princeshës Rita Boncompagni Ludovisi dhe nipave të saj.
Vila me çmim fillestar prej 471 milionë dollarë, ishte pritur të bëhej prona më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, mirëpo nuk pati oferta për të.
Në prill pritet të jetë tentative e radhës për ta shitur vilën, me një çmim 20 për qind më të ulët.
Vila gjashtëkatëshe ka shumë thesare, ndër to edhe vizatimet në mur të artistit të shekullit të XVI dhe XVII, Michelangelo Merisi, i njohur ndryshe si Caravaggio.
Është murali i vetëm i mbijetuar i Caravaggios, në të cilën ka vizatuar zotat si Jupiter, Neptun e Pluto. Ky mural vlerësohet me afro 310 milionë dollarë.