Pas incidenteve të dhunshme të fundjavës në protestat e thirrura nga grupimi “Gjenerata Z” në disa qytete gjermane, kancelari Friedrich Merz paralajmëroi se qeveria e tij nuk do t’i tolerojë ato. Sipas tij, personat që sulmojnë policinë ose shërbimet e emergjencës dhe ata që kryejnë grabitje do të ndëshkohen.
Në fjalimin që do të mbajë në Berlin, në konferencën e drejtuesve lokalë të Unionit Kristian-Demokrat (CDU), Merz thekson se dhuna nuk ka vend në rrugët e Gjermanisë. Ai shprehet se sulmet ndaj policëve dhe shërbimeve të emergjencës, si edhe grabitja e dyqaneve, cenojnë lirinë, përbuzin shoqërinë dhe dëmtojnë interesat legjitime të të rinjve. Shkelësit, paralajmëron kancelari, do të përballen me të gjithë forcën e ligjit.
Të lidhura
None found
Merz tha se i kupton shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve, por bëri një dallim të qartë mes atyre që protestuan paqësisht dhe personave të përfshirë në dhunë.
Mijëra të rinj morën pjesë në tubimet e zhvilluara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë. Shumica e protestave kaluan paqësisht, ndërsa në Frankfurt dhe qytete të tjera u shënuan përplasje me policinë, dëmtime të bizneseve dhe grabitje. Vetëm në Frankfurt u raportuan mbi 100 efektivë policie të plagosur.








