Plani sekret i arratisjes së Trump nga Turqia: Si Air Force One u shndërrua në karrem për të shmangur kërcënimin iranian

Një operacion i ndërlikuar diversionist u vu në zbatim në Turqi gjatë muajit të kaluar për të garantuar kthimin pa rreziqe të presidentit Donald Trump, pasi inteligjenca amerikane kishte sinjalizuar një kërcënim konkret nga Irani.

Të lidhura

None found

Duke u mbështetur në informacionet e New York Times, Trump u filmua teksa ngjitej në bordin e një prej versioneve të vjetra të Air Force One, duke u dhënë përshtypjen të pranishmëve se do të nisej me këtë avion për etapën e parë të udhëtimit pas samitit të NATO-s.

Mirëpo, skenari ishte krejt ndryshe prapa kuintave. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u nxor pa u vënë re nga avioni nëpërmjet një kontejneri logjistik dhe hipi në një avion tjetër, i cili e transportoi fshehtazi për në Britani.

Plani u hartua në harkun e vetëm disa orësh dhe dihej ekskluzivisht nga një numër shumë i vogël zyrtarësh të lartë amerikanë. Gazetarët që mbulonin presidentin, si edhe një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, nuk ishin në dijeni të manovrës dhe u përdorën pa e ditur si pjesë e skemës për të shmangur vëmendjen.

Më 8 korrik, pas mbylljes së samitit, Trump ishte planifikuar fillimisht të largohej nga Turqia. Ishte bërë publik se për segmentin e parë të fluturimit nuk do të përdorte Boeing 747-8 të ri, të cilin e kishte marrë dhuratë nga Katari, por një nga aeroplanët më të moçëm presidencialë.

Në ato momente, presidenti e arsyetoi zgjedhjen me ndjenjat nostalgjike, duke u shprehur para mediave se donte të fluturonte me mjetin e dikurshëm për të risjellë në kujtesë kohët e shkuara.

Në prani të kamerave, ai u fut në aeroplanin e vjetër nga krahu i majtë. Korrespondentët që e shoqëronin hipën gjithashtu, duke konsoliduar perceptimin se kreu i shtetit do të udhëtonte së bashku me ta.

Sapo aparatet filmike u fikën, gjithçka ndryshoi. Nga ana e kundërt e avionit u afrua një kontejner me furnizime. Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga New York Times, Trump doli i fshehur brenda tij dhe u dërgua tek një aeroplan i tretë.

Washington Post raportoi se avioni që realizoi evakuimin e fshehtë për në Britani ishte një C-32A, versioni ushtarak i Boeing 757. Ky aeroplan përdori shenjën e thirrjes “Reach 18” ose “RCH18”, në vend të “Air Force One”, ndërsa u deaktivizuan sistemet që lejojnë gjurmimin e thjeshtë të fluturimit.

Paralelisht, Air Force One i vjetër u ngrit nga Turqia me gazetarët dhe një grup zyrtarësh, por pa Trumpin në bord, duke vijuar të shfaqej në radarë me indikativin “AF1″. Kjo manovër krijoi iluzionin se presidenti gjendej në këtë avion, kurse realisht ai po udhëtonte për në Britani me C-32A.

Bashkë me Trumpin në C-32A ndodhej edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili hipi veçmas nga një shkallë e jashtme, me qëllim që prania e aeroplanit të dukej si një fluturim rutinë qeveritar.

Gazetarët e vendosur në Air Force One-in e vjetër nuk u vunë në dijeni se presidenti nuk ishte në të njëjtin fluturim. E njëjta gjë vleu dhe për disa anëtarë të personelit të Shtëpisë së Bardhë. Pas ngritjes nga Turqia, atyre iu dha urdhër të mbanin të ulura grilat e dritareve në kabinën e medias.

Air Force One i vjetër ateroi në orën 22:16 në bazën ushtarake Mildenhall në Angli. Rreth dyzet minuta më pas, Trump doli prej tij duke zbritur shkallët, duke dhënë idenë se sapo kishte mbyllur udhëtimin nga Turqia. E vërteta ishte se ai kishte mbërritur më herët me aeroplanin tjetër.

Pasi C-32A u ul, Trump kaloi në bordin e Air Force One të vjetër, u fut nga një hyrje anësore dhe më pas doli para reporterëve nga dera e sipërme e majtë. Më pas, ai vazhdoi drejt avionit të ri të dhuruar nga Katari dhe u kthye në Uashington bashkë me ekipin e gazetarëve.

I gjithë ky operacion kishte si shkas vlerësimin e agjencive amerikane se Trump përballej me një kërcënim të besueshëm nga Irani. Sipas burimeve të New York Times, rreziku nuk përqendrohej ekskluzivisht tek avioni i ri katariot. Të dhënat sugjeronin se objektivi ishte vetë presidenti, pavarësisht se cilin aeroplan do të zgjidhte.

Trump u lajmërua për kërcënimin ndërsa qëndronte ende në Turqi dhe plani për evakuim u organizua në pak orë. Në rrethin e ngushtë të zyrtarëve që morën pjesë në këtë planifikim bënin pjesë Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe gjenerali Dan Kaine, kryetar i Shtabit të Përbashkët.

Gjatë kthimit nga Britania për në SHBA, gazetarët e pyetën Trumpin rreth përdorimit të avionit të vjetër. Presidenti u përgjigj se donte që ushtarakët amerikanë të dislokuar në bazën britanike të shikonin aeroplanin e ri. Kur u pyet se pse gazetarëve iu kërkua të mbanin grilat mbyllur gjatë fluturimit nga Turqia, ai tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë rreziku specifik, por pranoi se Irani e mbante vazhdimisht në shënjestër.

“Unë jam i pari në listën e tyre, para jush”, u deklaroi ai mediave, duke shtuar: “Por nëse unë vdes, vdisni edhe ju. Apo jo?”

Përdorimi i autokolonave apo fluturimeve mashtruese nuk është një taktikë e re për Shërbimin Sekret, sidomos kur presidenti gjendet në zona me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, operacioni për largimin e Trumpit nga Turqia spikat për nga shkalla e sofistikimit.

Sipas Washington Post, një rast i ngjashëm u regjistrua në mars të vitit 2000 gjatë një vizite të presidentit Bill Clinton në Pakistan. Për arsye sigurie, Clinton udhëtoi për në Islamabad me një avion të bardhë pa asnjë stemë, ndërsa një tjetër aeroplan me shenjat presidenciale u përdor si mjet devijimi. Edhe gjatë tri dekadave të fundit, Air Force One ka shërbyer si karrem në situata të ngjashme, veçanërisht pranë zonave të rrezikuara.

Trump dhe bashkëpunëtorët e tij janë përballur për një kohë të gjatë me kërcënime nga Irani, sidomos pas urdhrit që ai dha në mandatin e tij të parë për eliminimin e gjeneralit iranian Qassem Soleimani. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, rrethi i tij u njoftua se Teherani vijonte të kërkonte mënyra për ta dëmtuar apo vrarë presidentin.

Këto informacione quan në përdorimin e avionëve “pengesues” nga ekipi i sigurisë. Administrata Biden kishte rritur masat mbrojtëse për Trumpin gjatë verës së 2024-ës, pas raportimeve të reja për plane vrasjeje. Më vonë ndodhën dhe dy tentativa të veçanta dhe të palidhura me Iranin kundër tij, njëra në Butler të Pensilvanisë dhe tjetra në shtator të atij viti.

Kërcënimet ndaj Trumpit kanë përfshirë gjithashtu një komplot për vrasje me pagesë të orkestruar nga një agjent iranian, si dhe sulme kibernetike mbi llogaritë e postës elektronike dhe rrjetet sociale të zyrtarëve të fushatës së tij.


Shtuar 11.08.2026 08:47

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgar girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom