Një burrë dhe një grua italiane, të dy në moshë të mesme, u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në publik mbi një shkëmb në Borgo Prino, në provincën e Imperias, Itali.
Të lidhura
None found
Ngjarja u regjistrua në mes të ditës, gjatë një të diele me diell, kur plazhi ishte i mbushur me qindra pushues, përfshirë edhe fëmijë.
As temperaturat përvëluese të ditëve të fundit të gushtit nuk e penguan çiftin t’i dorëzohej pasionit, por vendi dhe koha e zgjedhur mund të sjellin pasoja të rënda për ta.
Skena u konstatua nga pushuesit, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Megjithëse nga plazhi pati reagime dhe thirrje, dy të dashuruarit nuk e ndërprenë menjëherë veprimin.
I pari që ndërhyri ishte një efektiv policie jashtë shërbimit, i cili ndodhej pranë zonës. Ai notoi deri te shkëmbi dhe i kërkoi çiftit të ndalonte aktin e të kthehej në breg.
Më pas, burri dhe gruaja u veshën, ndërsa një patrullë policie i shoqëroi në komisariat për t’iu nënshtruar kontrolleve të zakonshme.
Dy italianët rrezikojnë tashmë pasoja ligjore për kryerjen e akteve të pahijshme në një hapësirë publike.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kjo shkelje mund të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 30 mijë euro.
Megjithatë, çështja mund të marrë përmasa më serioze për shkak se në vendin e ngjarjes kishte edhe të mitur, rrethanë që mund të çojë në vlerësimin penal të rastit.
Nëse autoritetet arrijnë në përfundimin se vepra penale është kryer në prani të të miturve, në skenarin më të rëndë çifti mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.
