Pas gati 30 vitesh, dënohet për vrasjen e Tupac Shakur ish-kreu i një bande kriminale

Pas afro tri dekadash, është dhënë një vendim gjyqësor për një prej vrasjeve më të bujshme në historinë e muzikës rap: atë të Tupac Shakur.

Të lidhura

None found

Juria në Las Vegas e shpalli fajtor 63-vjeçarin Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i një bande kriminale, për vrasje me armë vdekjeprurëse në lidhje me atentatin ndaj reperit më 7 shtator 1996, raportoi BBC.

Sipas prokurorisë, Davis nuk ishte personi që hapi zjarr, por ai kishte planifikuar sulmin dhe kishte siguruar armën e përdorur nga nipi i tij, Orlando Anderson. Akti, sipas akuzës, ishte një hakmarrje pas një përleshjeje mes Anderson dhe Shakur, e ndodhur disa orë përpara atentatit.

Shakur u qëllua gjatë një sulmi nga një makinë në Las Vegas, teksa udhëtonte në të njëjtin automjet me producentin Marion “Suge” Knight. Reperi vdiq disa ditë më vonë, në moshën 25-vjeçare.

Për shumë vite, kjo ngjarje mbeti një nga misteret më të mëdha kriminale në SHBA dhe u shoqërua me teori të shumta konspirative. Vrasja ndodhi në një periudhë të tensionuar për hip-hopin, kur përplasja mes Bregut Lindor dhe Bregut Perëndimor lidhej ngushtë edhe me konfliktet ndërmjet bandave Bloods dhe Crips.

Një element i rëndësishëm i akuzës ishin vetë deklaratat e Davis. Në disa raste, ai kishte pohuar publikisht se ndodhej në Cadillac-un e bardhë prej të cilit u qëllua ndaj Shakur.

Gjatë një interviste sekrete me policinë në vitin 2008, të zhvilluar në kuadër të hetimit për vrasjen e reperit The Notorious B.I.G., Davis kishte folur për përfshirjen e tij në ngjarje. Ai dha hollësi të tjera edhe në kujtimet e botuara në vitin 2019, të titulluara “Compton Street Legend”.

Prokurorët deklaruan se këto rrëfime e lidhnin drejtpërdrejt Davis me organizimin e vrasjes. Në fjalën përmbyllëse, prokurori Binu Palal i kërkoi jurisë t’i besonte deklaratave të tij dhe ta shpallte fajtor.

Mbrojtja kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se Davis kishte ekzagjeruar dhe kishte ndërtuar një histori të sajuar për të shitur libra dhe për të përfituar financiarisht. Avokati Michael Sanft këmbënguli se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që ta lidhnin klientin e tij me vrasjen.

Megjithatë, juria arriti në vendimin e fajësisë vetëm pak orë pasi mori çështjen për shqyrtim.

Pas shpalljes së vendimit, Davis bëri të ditur se do ta apelojë atë. Seanca për caktimin e dënimit është vendosur të zhvillohet më 13 tetor.

Familjarët e Tupac Shakur e pritën vendimin me emocione të forta. Në sallën e gjyqit pati përqafime dhe lot, ndërsa jashtë saj shumë fansa festuan pas dekadash pritjeje.

Tupac Shakur vazhdon të konsiderohet një prej emrave më ndikues të muzikës rap. Në mbarë botën, ai ka shitur më shumë se 75 milionë disqe.


Shtuar 1.09.2026 08:16

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmatbetmarsbahis giriş