Panik në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, avioni amerikan kontrollohet urgjentisht pas uljes për shkak të një kërcënimi me bombë

Një avion i kompanisë Delta Airlines që mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit iu nënshtrua kontrolleve të menjëhershme nga forcat e sigurisë, pas një telefonate anonime që paralajmëronte për praninë e një objekti “të dyshimtë” në bord.

Të lidhura

None found

Udhëtarët e fluturimit që ishte nisur nga Nju Jorku u evakuuan me shpejtësi nga avioni sapo ai preku pistën, ndërsa avioni u tërhoq në një zonë të izoluar të aeroportit për t’iu nënshtruar procedurave të plota të sigurisë.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit, pas verifikimeve të hollësishme nuk u konstatua “asgjë e pazakontë”.

“Avioni iu nënshtrua një kontrolli të plotë nga ekipet e sigurisë së Aeroportit Ben Gurion”, bëri të ditur Autoriteti, duke theksuar se “aktiviteti në aeroport tashmë është kthyer në normalitet”.


Shtuar më 13.10.2026 10:51