Opozita fiton zgjedhjet në Australi, zgjidhet qeveria e parë luburiste në një dekadë

Anthony Albanese është shpallur kryeministri i parë në Australi nga një prejardhje jo anglo-kelte. Pas përfundimit të votimit, vendi ka zgjedhur qeverinë e saj të parë laburiste në një dekadë.

Albanese tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Albanese gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.


Shtuar 21.05.2022 14:19