Orbán rikthehet sfidues në Bruksel: Ish-kryeministri hungarez thotë se do të mbetet në politikë

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán u paraqit me tone sfiduese në vizitën e tij të parë në Bruksel që pas humbjes në zgjedhje, duke bërë të ditur se synon të mbetet aktiv në politikë dhe të vijojë përplasjet me Bashkimin Europian për tema të tilla si emigracioni.

Pranë selisë së Komisionit Europian, në një prononcim për një grup të vogël gazetarësh, Orbán theksoi se qëndrimi i tij ndaj BE-së nuk ka ndryshuar dhe se, sipas tij, Hungaria mund të ecë me sukses vetëm nëse vetë blloku europian ndryshon kurs.

Të lidhura

None found

Viktor Orban, ish kryeministër i Hungarisë deklaroi: Ne duhet ta reformojmë Brukselin… Është shumë e vështirë të gjendet një rrugë që i siguron sukses Hungarisë nëse blloku europian mbetet në të njëjtën linjë.

Ndonëse Fidesz nuk arriti të fitojë zgjedhjet e prillit, Orbán vijon të jetë në krye të kësaj force politike, deputetët e së cilës bëjnë pjesë në grupin “Patriotët për Europën” në Parlamentin Europian, së bashku me përfaqësues të partive të tjera të djathta nga Europa.

Sipas Orbánit, edhe pas disfatës elektorale, forcat që ai i përshkruan si “patriotike” janë në rritje në Europë, ndërsa ky zhvillim, sipas tij, mund të frenohet vetëm në rast se institucionet e BE-së japin rezultate konkrete.

Kjo vizitë në Bruksel zhvillohet pak para samitit të liderëve të BE-së. Orbán u largua nga posti i kryeministrit në maj, pasi opozita e qendrës së djathtë dhe udhëheqësi i saj Péter Magyar fituan zgjedhjet parlamentare.


Shtuar 18.06.2026 13:45

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu