Një ndër fjalët e para të Archie-t përloti Princ Harryn, nuk është ajo që mendoni (FOTO LAJM)

Fëmijët e Princit Harry nuk e kanë njohur gjyshen e tyre, Princeshën Diana, por Harry po sigurohet që ata të mësojnë rreth saj.

Gjatë një bisede me Oprah Winfrey nga seriali i tyre për Apple TV +, “The Me You Can’t See”, Duka i Sussex tregoi se një nga frazat e para të djalit të tij, Archie-t, ishte “Gjyshe Diana”. Harry gjithashtu zbuloi se ai mban një kornizë me foton e nënës së tij të ndjerë në dhomën e gjumit të Archie-t..

“Kam vendosur një foto të saj në dhomën e tij dhe ishte një nga fjalët e para që ai tha – përveç ‘mama’, ‘papa’, ishte edhe ‘gjyshe’. Gjyshe Diana,” tha Harry. “Është gjëja më e ëmbël, por në të njëjtën kohë, kjo më trishton shumë, sepse ajo duhet të ishte këtu.”

Harry po ashtu tregoi se sa shumë do të donte që nëna e tij, e cila vdiq në një aksident me makinë në Paris në vitin 1997, të ishte pranë tij për të takuar Meghan-in; djalin e tyre; dhe vajzën e tyre të vogël, e cila do të vijë në jetë në verë. Megjithatë, ai beson se prania e Diana-s gjithmonë e rrethon familjen e tij, por veçanërisht gjatë vitit të fundit.

“Unë do të doja që ajo të mund ta kishte takuar Meghan. Do të doja që ajo të ishte pranë për Archie-n,” thotë Harry. “[Por] Unë nuk kam asnjë dyshim që nëna ime do të ishte tepër krenare për mua. Unë jam duke jetuar jetën që ajo donte të jetonte për veten e saj, duke jetuar jetën që ajo donte që ne të mund të jetonim.”

Ai shtoi se jo vetëm që e di që ajo është tepër krenare për të, por që ajo e ka ndihmuar të mbërrinte aty ku është.

Shtuar 25.05.2021 01:05