Aston Villa rikthen interesin për Milot Rashicën

Aston Villa është i interesuar për të kompletuar transferimin e yllit të Werder Bremenit, Milot Rashica.

 

Kosovarit i skadon kontrata vitin tjetër, ndërsa me rënien e Werderit nga Bundesliga, e ardhmja e tij është larg klubit gjerman.

Verën e kaluar, Rashica ishte afër kalimit te Villa, por klubi anglez nuk pranoi të paguante me shumë se 20 milionë euro.

Por, mesa duket interesimi i Villas ende nuk është shuar, ngase mediat angleze zbulojnë në afatin kalimtar veror të ardhshëm duan ta kompletojnë transferimin e sulmuesit.

Aston Villa thuhet se është në kontakt me Werderin dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 14 milionë funte.


Shtuar 25.05.2021 13:42