Momenti rrëqethës, punëtori shpëton fëmijën nga shinat e trenit (VIDEO)

Disa pamje rrëqethëse janë publikuar nga Ministria e Hekurudhave në Indi, ku tregohet momenti kur një punonjës në një stacion hekurudhor shpëton një fëmijë.

Fëmija ishte së bashku me nënën e tij duke ecur rreth shinave të trenit, ku në një moment i mituri bie poshtë. Nëna e verbër tentoi ta gjente fëmijën e saj, por nuk po e ndihmonte dot. Ndërkohë që treni po vinte, një punonjës i hekurudhës vrapoi me shpejtësi duke e shpëtuar nga shtypja.

Në postimin në Twitter, ministria ka shprehur mirënjohje ndaj punonjësit dhe e ka përshëndetur për guximin e tij shembullor dhe përkushtimin maksimal ndaj detyrës.


Shtuar 20.04.2021 15:57