Gati për zgjedhje! Mbyllen hetimet për Zef Hilën, ish-kryebashkiaku rezulton i pastër

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet e thelluara për një tjetër kandidat që garon në zgjedhjet e 25 prillit.

Në shkresën e publikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se Hila nuk ka kryer ndryshime në gjenjden civile, ashtu siç ishte deklaruar në formular.

Sipas prokurorisë, Hila nuk është dënuar për ndonjë vepër penale nga drejtësia shqiptare dhe rrjedhimisht mund të vijojë garën e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji,”- shkruhet në njoftim.