Mitsotakis prezanton masat ekonomike për 2027: 400 euro për pensionistët, rritje pagash dhe lehtësi fiskale

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur të shtunën në mbrëmje një paketë të re masash ekonomike, të shpërndara në disa kategori, nga pensionistët dhe punonjësit te fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset. Njoftimi u bë gjatë fjalimit tradicional për hapjen e Panairit të 90 Ndërkombëtar të Selanikut.

Të lidhura

None found

Vlera e paketës për vitin 2027 llogaritet nga 1,8 deri në 2 miliardë euro, ndërsa zbatimi i disa prej masave do të shtrihet gradualisht deri në vitin 2030. Duke nisur nga 30 nëntori i këtij viti, pensionistët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e pasiguruar do të marrin çdo vit një ndihmë të përhershme prej 400 eurosh, ose 100 euro më shumë se aktualisht.

Një prej vendimeve të tjera parashikon rimbursimin e një pjese të qirasë. Më 30 nëntor do të kthehet një shumë e barabartë me një qira mujore për vitin 2025. Ndërkohë, mjekët, infermierët dhe mësuesit që punojnë në zonat periferike do të marrin mbështetje në masën e dy qirave mujore.

Në sektorin privat, paga minimale do të kalojë nga 950 euro në prill të vitit 2027 në 1.000 euro bruto deri në janar të vitit 2028. Paralelisht, kontributet e paguara nga punonjësit do të reduktohen me 0,5%. Për herë të parë pas më shumë se një dekade, nëpunësit e shtetit do të përfitojnë nga dhjetori i vitit 2027 një bonus Krishtlindjesh prej 500 eurosh bruto. Pagat e tyre do të shtohen gradualisht me rreth 80 euro bruto në muaj deri në fillim të vitit 2028.

Masa lehtësuese janë parashikuar edhe për fermerët. Profesionistët e këtij sektori me të ardhura vjetore deri në 20 mijë euro do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat. I njëjti përjashtim do të vlejë për familjet me tre fëmijë dhe të ardhura deri në 20 mijë euro, ndërsa familjet me katër ose më shumë fëmijë do të marrin një bonus më të lartë lindjeje.

Programi “Kursimi për Brezin e Ri” do t’u mundësojë prindërve të depozitojnë deri në 1.200 euro në vit në një llogari në emër të fëmijës. Shteti do të kontribuojë me të njëjtën shumë, e cila nuk mund të tërhiqet para moshës 18-vjeçare. Në atë moment, fondi mund të arrijë mbi 60 mijë euro dhe të përdoret për nisjen e një biznesi ose për studime.

Për sektorin e strehimit do të vihet në zbatim programi “Shtëpia ime 3”, me një fond prej 2 miliardë eurosh. Qeveria synon gjithashtu të ulë gradualisht me 30% çmimin e energjisë elektrike në tregun me shumicë deri në vitin 2029.

Për të kufizuar blerjet e banesave nga shtetas të huaj, veçanërisht në zonat ku çmimet dhe qiratë janë rritur ndjeshëm, taksa për blerjen e një banese nga qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Europian, si Kina, Turqia apo Israeli, do të rritet nga 3 në 15%.

Një tjetër ndryshim do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2027, kur do të hiqet taksa e pronës së paluajtshme, ENFIA, për banesat në vendbanime me deri në 2.000 banorë. Për Maqedoninë Perëndimore, kufiri do të jetë deri në 2.200 banorë.

Mitsotakis e cilësoi këtë paketë si pjesë të “dividendit të rritjes” së ekonomisë greke, në një kohë kur shtrenjtimi i jetesës dhe fuqia blerëse vazhdojnë të jenë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.


Shtuar 5.09.2026 22:37

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis