Manchester City i thotë “PO” Ronaldos, ja çfarë kushti ka

 

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas fjalëve se ai mund të transferohet.

Një gjë është thuajse e sigurt, që Ronaldo po shkon gjithnjë e më shumë larg Juventusit.

Por ende nuk dihet se ku do të shkojë ai, pasi për momentin janë tre pista të hapura, të rikthehet te Reali i Madridit, të shkojë te PSG ose të shkojë te Manchester City.

Agjenti i portugezit, Zhorge Mendesh ndodhet në Torino duke diskutuar për largimin e Ronaldos. Pronari i Sitit, sheiku Mansur ka besim se Mendesh do ta binde Juven ta lërë të lirë Ronaldon pasi 30 milionë euro për një 36-vjeçar janë shumë.

Nga ana tjetër hy në skenë ideja e shkëmbimit kokë më kokë. Të preferuarit e Alegrit janë Ikardi dhe Gabriel Zhesus të Mançester Sitit, me këtë të fundit që ka mundësi konkretë të transferohet te Juvja.

Tani Pep Guardiola duhet të përgatitë skemat me Ronaldon në sulm pasi një tratativë e tillë po shkon drejt mbylljes orët e fundit, por ende nuk ka asgjë të qartë në lidhje me këtë tratativë pasi Ronaldo është stërvitur normalisht me grupin ditën e sotme./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 14:28