Kombet arabe dhe myslimane bëjnë thirrje unanimisht për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Të 57 vendet arabe dhe islamike që ditën e sotme mbajtën nëj samit, bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Mikpritësit, Arabia Saudite, akuzuan komunitetin ndërkombëtar për standarde të dyfishta. Ministri i Jashtëm saudit tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij duke mos i kërkuar llogari Izraelit për veprimet e tij në Gaza.

Kreu i Ligës Arabe tha se shpreson që Perëndimi do t’i vërë veshin mesazhit që vjen nga një e katërta e anëtarësimit në OKB.

Irani dhe Siria donin të shkonin më tej, duke kërkuar veprime konkrete si ndërprerja e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve të rajonit. Kjo u refuzua.

Në bisedat private në margjina, një numër ministrash arabë treguan për frikën e tyre se numri i lartë i vdekjeve në mesin e civilëve palestinezë në Gaza po radikalizonte tashmë disa nga të rinjtë e tyre.

Ata folën gjithashtu për zhgënjimin me aleatët e tyre perëndimorë, duke vënë në dukje dënimin e Perëndimit për veprimet e Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që në masë të madhe nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë me Izraelin për Gazën.

Dënimi i Hamasit dhe sulmi i tij në Izraelin jugor muajin e kaluar mungoi dukshëm./albeu.com


Shtuar 11.11.2023 19:49