Johnson ofron mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Britania e Madhe do të ofrojë së shpejti një tjetër paketë ushtarake për Ukrainën, sipas një njoftimi të kryeministrit britanik Boris Johnson, shkruan BBC.

“Ne të gjithë duam të pengojmë agresionin në Europë. Putin nuk është një paqeruajtës dhe një komb sovran është pushtuar.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha ekziston mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën. Truss thotë se një sulm në kryeqytetin Kiev është një mundësi shumë reale.”

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar tashmë ka ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke thënë se janë sanksionuar 275 individë.

Gjithashtu gjatë seancës, deputetët i kërkuan kryeministrit të ndalojë transmetimin e kanalit “Russia Today”.


Shtuar 23.02.2022 13:44