“Jetoi për dekada nën grushtin e hekurt komunist të Moskës”, analiza e CNN: Arsyet përse Biden po shkon në Poloni

Nëse ka një komb që e kupton tensionin në Ukrainë është Polonia, e cila sot mirëpret Presidentin e SHBA Joe Biden, si pjesë e misionit të tij emergjent për të mbështetur mbrojtjen e NATO-s pas pushtimit brutal të Rusisë.

Në Shtetet e Bashkuara, paralajmërimet e Biden se demokracia është nën rrethimin nga autokratët kërcënues mund të duken të largëta, edhe pas kryengritjes së ish-presidentit Donald Trump në Kapitol dhe përpjekjes për të vjedhur zgjedhjet e 2020-ës.

Por në Poloni, e cila është fqinjë me Ukrainën , beteja për liri është mjaft e freskët për të qenë ende një risi.

Në një histori tronditëse të shekullit të 20-të, vendi – i ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit u pushtua vazhdimisht, u sundua nga tiranë të huaj dhe pa miliona njerëz të tij të spastruar ose të dëbuar si refugjatë nga shtëpitë e shkatërruara nga lufta, shkruan CNN.

Polonia e gjen sërish veten në vijën e parë të konfliktit, është në vijën ndarëse midis shteteve në klubin e NATO-s.

Polonia ka hapur kufijtë e saj për më shumë se 2 milionë nga afro 3.7 milionë ukrainas që kanë ikur nga nisja e sulmeve ruse.

Ashtu si Ukraina, Polonia jetoi për dekada nën grushtin e hekurt komunist të Moskës.

Ashtu si ukrainasit, polakët janë shpesh të ashpër, janë thellësisht dyshues ndaj rusëve dhe kanë luftuar për lirinë dhe sovranitetin e tyre të rrënjosur në ADN-në e tyre.

Ndryshe nga Ukraina, një nga republikat themeluese të Bashkimit Sovjetik, Polonia arriti në Perëndim pas dekadash nën ombrellën e Paktit të Varshavës dhe përveç të qenit në NATO, është një anëtar i Bashkimit Evropian, megjithëse ka pasur tensione kohët e fundit me Brukselin për ‘flirtet’ e tij me nacionalizmin populist.

Ndërsa kërcënimi i Putinit u rrit në vitet e fundit, Polonia priti trupa dhe avionë amerikanë. Në shkurt, përpara se Putini të pushtonte Ukrainën, Polonia ishte një nga vendet ku Biden urdhëroi 3000 trupa për të forcuar krahun lindor të aleancës.

Nëse lufta në Ukrainë kalon në një konflikt më të gjerë midis Rusisë dhe Perëndimit, rreziku në Poloni është i lartë.

Shtuar 25.03.2022 14:33