Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi ishullin jugor japonez Kyushu, duke lënë pas të paktën 50 të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtesa, rrugë dhe ura.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të agjencisë së menaxhimit të emergjencave, të cituar nga The Guardian, autoritetet urdhëruan evakuimin e rreth 300 mijë banorëve drejt qendrave të strehimit.
Lëkundjet kryesore u ndjenë gjatë orëve të pasdites sipas orës lokale, me epiqendër të vendosur rreth 20 kilometra në jug të Kumamotos, qyteti më i populluar i këtij ishulli qendror me afro 700 mijë banorë.
Një zëdhënës i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë paralajmëroi se zonat e goditura më ashpër duhet të qëndrojnë në gatishmëri për tërmete të tjera të mundshme të fuqishme gjatë një jave, si edhe për kërcënimin e rrëshqitjeve të dheut.
