Japonia ka publikuar imazhin epik të sipërfaqes hënore që u shkrep nga pajisja e vendosur brenda roverit SLIM.
Sonda japoneze SLIM zbarkoi më 19 janar në Hënë me një ulje tepër të saktë pavarësisht se kishte probleme me motorin e saj në momentin e fundit, njoftoi sot Agjencia Japoneze Hapësinore.
Imazhi i fundit i publikuar nga agjencia japoneze tregon provat e këtij zbarkimi të suksesshëm.
Fotografia u shkrep nga roboti në formë topi LEV-2 i njohur gjithashtu edhe si SORA-Q, që ishte integruar brenda roverit SLIM