Izraeli ka sulmuar sërish Gazën, duke shënuar kështu gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë. Autoriatetet thanë se gjashtë persona janë vrarë në një sulm që synonte një automjet policie në qytetin e Gazës. Ndërsa nëntë kalimtarë u plagosën, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje rëndë.
Mediat shkruajnë se në pjesën veriore të Rripit të Gazës, forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin vrarë një person të armatosur që i ishte afruar ushtarëve.
Të lidhura
None found
Më shumë se 750 palestinezë janë vrarë që nga 10 tetori 2025, kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të rënë dakord.
