Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë ditën e sotme nga një lartësi rreth 10 metra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Via Senato 13 në Milano, rreth orës 15:00.
Ai ra nga lartësia teksa po punonte për rikonstruksionin e një godine, por ende nuk dihen ekzaktësisht rrethanat e ngjarjes.
I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat italiane, u transportua menjëherë në spitalin “San Raffael”, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.