Islanda shpallet vendi më paqësor në botë për të 15-in vit radhazi

Islanda zuri vendin e parë për të 15-in vit radhazi si vendi më paqësor në botë.

Indeksi vjetor i Paqes Botërore 2023, u përpilua nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen dhe renditi 163 vende bazuar në mënyrën e jetesës..

Indeksi mat nivelin e paqes në vend duke vlerësuar “konfliktet e vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare, sigurinë dhe mbrojtjen sociale dhe stabilitetin”.

Nëse keni nevojë ndonjëherë për më shumë arsye për të lënë rrënjët tuaja dhe për të kaluar në një vend tjetër, me siguri çështja e sigurisë mund të jetë një faktor kryesor.

Islanda ka mbetur vendi më paqësor në botë që kur studimi u publikua për herë të parë në vitin 2008. Gjithashtu renditet si vendi i tretë më i lumtur në botë, pas Finlandës dhe Danimarkës./Albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 22:39