Interpoli shpall “njoftim të kuq” për 39-vjeçaren e dyshuar për atentatin në Monako, pamjet e saj e tregojnë të maskuar si burrë dhe me tatuazh gjarpri në krah

Një “njoftim i kuq” është shpallur nga Interpoli për kapjen e 39-vjeçares Anastasia Berezovskaya, e cila dyshohet se është e përfshirë në shpërthimin me bombë të ndodhur këtë javë në Monako, ku mbeti i plagosur rëndë një biznesmen me origjinë ukrainase bashkë me dy familjarë të tij.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të autoriteteve, e dyshuara është një shtetase ukrainase që banon në Gjermani dhe dyshohet se gjatë realizimit të sulmit ka qenë e maskuar si burrë. Në përshkrimin e Interpolit thuhet se ajo flet gjermanisht, ka flokë të errët dhe një tatuazh në formë gjarpri në krahun e djathtë, nga shpatulla deri te bërryli.

“Njoftimi i kuq” i Interpolit përbën një kërkesë ndërkombëtare për gjetjen dhe arrestimin e një personi të dyshuar. Berezovskaya kërkohet nga autoritetet e Monakos për tentativë vrasjeje, vendosje të një pajisjeje shpërthyese në një vend publik me qëllim kriminal dhe përfshirje në një komplot kriminal.

Hetimet tregojnë se paketa shpërthyese është vendosur nga autorja e dyshuar në hyrje të një pallati apartamentesh në Monako, pranë kufirit me Francën, të hënën në mbrëmje. Vetëm pak minuta më pas, rreth orës 21:00 sipas orës lokale, lënda shpërtheu në momentin kur tre persona, një çift dhe një fëmijë 13-vjeçar, po hynin në godinë.

Prokuroria dyshon se sulmi është aktivizuar nga distanca pikërisht kur viktimat iu afruan hyrjes së ndërtesës. Pas kësaj, autorja është larguar nga Monako drejt Francës dhe më pas në Gjermani, duke kaluar nëpër disa shtete evropiane, mes tyre edhe Italia.

Autoritetet nuk i kanë bërë publike zyrtarisht identitetet e të lënduarve, por sipas burimeve policore dhe gjyqësore, mes tyre ndodhet 58-vjeçari Vadim Yermolaev, biznesmen me origjinë ukrainase dhe me shtetësi qipriote, së bashku me partneren dhe djalin e tij.

Zëvendësprokurori i Monakos, Morgan Raymond, tha se e dyshuara jetonte në Gjermani dhe se natyra e ndërlikuar e pajisjes shpërthyese, si edhe organizimi i sulmit, i kanë çuar hetuesit në dyshimin se ajo mund të mos ketë vepruar vetëm.

Më herët gjatë javës, në Monako u vunë në pranga dy persona, por ata u lanë të lirë pasi nuk u siguruan prova që t’i lidhnin me këtë ngjarje.

Policia gjermane bëri të ditur se ka ushtruar kontroll në banesën e 39-vjeçares dhe në automjetin e saj me qira, ku janë sekuestruar prova që do t’u kalojnë autoriteteve të Monakos. Pavarësisht kësaj, ajo vijon të jetë në arrati.

Në fazën e parë të hetimeve, dyshimet ranë mbi një burrë të veshur me rroba të errëta, por më pas pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë orientuan hetuesit drejt përfundimit se bëhej fjalë për një grua të maskuar.

Fotografitë e publikuara si pjesë e “njoftimit të kuq” paraqesin një grua të veshur me një bluzë me vija, ndërsa në një prej tyre ajo shfaqet me një pajisje elektronike me kabllo në dorë.

Sipas burimeve gjyqësore, më vonë e dyshuara është lokalizuar në Frankfurt.


Shtuar 4.07.2026 10:50

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom