Incident shqetësues në avionin e American Airlines, pasagjerja zhvishet dhe kryen veprime të pahijshme

Një fluturim i American Airlines u përfshi nga paniku të premten e kaluar, më 11 shtator, pasi një pasagjere u zhvesh tërësisht dhe kreu veprime të pahijshme përpara udhëtarëve të tjerë.

Të lidhura

None found

Pas uljes së avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, gruaja u arrestua nga policia.

Fluturimi me numër 1779 ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Baltimore/Washington, raportoi Fox News.

Sipas dëshmisë së kryesueses së kabinës, pasagjerja që qëndronte në vendin 9D hoqi të gjitha rrobat gjatë udhëtimit dhe u përfshi në veprime të pahijshme, ndërsa ndodhej mes pasagjerëve të tjerë.

Rasti iu raportua Qendrës së Operacioneve të Integruara të American Airlines, së bashku me kërkesën që të përfshiheshin autoritetet. Megjithatë, nuk dihet nëse ekuipazhi mori masa për ta kufizuar gruan gjatë fluturimit.

Edhe sistemi ACARS, i përdorur për komunikimin dhe raportimin e avionëve, regjistroi një mesazh për ngjarjen. Sipas The Independent, në të thuhej se pasagjerja “kishte hequr të gjitha rrobat” dhe ishte parë nga udhëtarë të tjerë duke kryer veprime të pahijshme.

Ky rast ndodhi vetëm disa ditë pas një episodi tjetër në një avion të American Airlines. Më 6 shtator, një pasagjer u lidh me shirit ngjitës dhe rripa sigurie nga persona të tjerë në bord dhe pjesëtarë të ekuipazhit, pasi dyshohej se kishte bërë komente raciste dhe homofobike.


Shtuar 14.09.2026 17:49

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom