Hungaria bëhet pengesë që Ukraina dhe Moldavia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian

“Hungaria ka vonuar një hap të rëndësishëm procedural për aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruajnë mediat e huaja

Dy vendet kandidate kaluan një moment kyç më 15 qershor, kur shtetet e BE-së miratuan hapjen e kapitullit të parë të negociatave, një proces që ishte bllokuar për vite nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orban.

Të lidhura

None found

Aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë janë të lidhura politikisht, ndaj njëra nuk mund të ecë përpara pa tjetrën.

Zëvendëskryeministri ukrainas Taras Katska tha se Kievi synon të hapë gjashtë kapituj deri në mesin e korrikut, por ky afat është në rrezik pasi Hungaria kundërshtoi dërgimin e një letre drejtuar Këshillit dhe Komisionit Evropian në emër të 27 vendeve anëtare.

Letra do të shprehte qëndrimin e përbashkët të kryeqyteteve të BE-së, por Budapesti ishte i vetmi që e refuzoi por pritet që ky veprim të diskutohet sërish javën e ardhshme.

Sipas mediave ky qëndrim është në përputhje me politikën e ftohtë të kryeministrit Peter Majar ndaj pranimit të Ukrainës. Edhe pse ai nuk kundërshtoi hapjen e kapitullit të parë, qeveria hungareze kërkoi që fjalët “sa më shpejt të jetë e mundur” të hiqeshin nga përfundimet e takimit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Majar tha se hapja e menjëhershme e gjashtë kapitujve nuk është ide e mirë, sepse procesi sapo ka nisur dhe sepse do të dërgonte një mesazh të gabuar vendeve të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë vite që përpiqen të bashkohen me BE-në.


Shtuar 23.06.2026 22:05

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş