Një ngjarje e rëndë u regjistrua në SHBA ku gjatë një tubimi elektoral kandidati i Partisë Republikane, Donald Trump u sulmua me armë.
Nga të shtënat u plagos Trump dhe mbeti i vdekur një person, ndërsa FBI ekzekutoi agresorin.
I gjithë spektri politik në botë reagoi në lidhje me këtë atentat po ashtu as politikanët shqiptar nuk mbetën pas.
Ish këshilltari për sigurinë i Trump, Sebastian Gorka në kohën kur ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë ka shpërndarë një foto të piktorit shqiptar, Avni Delvina, foto e cila ka të bëjë me një përshtatje të Trump, në kohën kur ushtarët amerikan valvitën flamurin pas luftës së dytë botërore në shenjë fitorja.