Shtetet e Bashkuara ndërmorën të mërkurën një tjetër seri goditjesh ajrore ndaj Iranit, vetëm disa orë pasi Presidenti Donald Trump deklaroi se armëpushimi mes dy vendeve mund të ketë “mbaruar”.
Të lidhura
None found
Lajmi për sulmet u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së përmes një postimi në X.
“Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, shkroi komanda në X.
Më tej, në deklaratë thuhet se “Shtetet e Bashkuara po e cilësojnë Iranin përgjegjës për agresionin e pajustifikuar të kohëve të fundit kundër anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare jetësore”.
