Forcat britanike i bashkohen stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë

Britania e Madhe do të dërgojë një grup prej 20 mijë ushtarësh për të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë. Sipas raportimeve kjo stërvitje synon ta bëjë aleancën gati për betejë në një kohë gjithnjë e më të rrezikshme me konflikte të ndezura në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Sipas mediave të huaja kontingjenti i Britanisë Madhe do të sigurojë pothuajse gjysmën e personelit të shërbimit prej 41 mijë njerëzve që do të marrin pjesë në “Operation Steadfast Defender” i cili do të ketë një dislokim shumëkombësh deri në 50 anije luftarake dhe dhjetëra aeroplanë, duke kryer 700 misione luftarake ajrore, raportojnë mediat e huaja.

Stërvitjet zhvillohen në të gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe vendet Baltike në vitin e 75-të të NATO-s.

Gjatë kohës së stërvitjes do të përdoren të dhëna gjeografike në kohë reale për të krijuar skenarë më realistë për trupat, do të synojnë t’i kundërvihen një koalicioni armik të udhëhequr nga Rusia. Një numër shtetesh anëtare të NATO-s janë të përfshirë dhe stërvitja besohet se do të ndihmojë në përmirësimin e ndërveprimit.