Erdogan bën thirrje për heqjen e vetos në OKB dhe një Këshill Sigurimi më përfaqësues

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërkuar një reformë të thellë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke propozuar edhe eliminimin e të drejtës së vetos për pesë anëtarët e përhershëm.

Të lidhura

None found

Në një artikull të botuar në Bloomberg, me titullin “OKB-ja duhet të heqë veton e Këshillit të Sigurimit”, Erdogan shkruan se mënyra e funksionimit të vendimmarrjes ndërkombëtare nuk pasqyron realitetin aktual global. Sipas tij, pandemitë, krizat energjetike, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe konfliktet rajonale kanë nxjerrë në pah dobësitë e një sistemi ku përballimi i sfidave botërore varet kryesisht nga një grup i kufizuar shtetesh.

Kreu i shtetit turk vlerësoi se institucionet globale duhet të përshtaten me kushtet e kohës dhe theksoi se Këshilli i Sigurimit ende bazohet në një model të ngritur në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Erdogan argumentoi se nevojitet një mekanizëm “më efektiv, më i drejtë dhe më i përgjegjshëm”, ku të ketë pjesëmarrje më të gjerë në proceset e vendimmarrjes ndërkombëtare.

Ai rikujtoi gjithashtu sloganin e Turqisë, “Bota është më e madhe se pesë”, duke e përshkruar atë si një kërkesë për shpërndarje më të gjerë të përgjegjësive dhe përfaqësimit brenda sistemit ndërkombëtar.

Prej kohësh, Këshilli i Sigurimit është vënë në pikëpyetje për shkak të përqendrimit të madh të pushtetit te pesë anëtarët e përhershëm me të drejtë vetoje: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina.


Shtuar 22.09.2026 12:43

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet