E frikshme/ Mbi 80 emigrantë mbyten në ujërat e Mauritanisë

Më shumë se 80 emigrantë të parregullt janë mbytur në ujërat pranë qytetit Ndiago në Mauritaninë jugore sot. Bëhet me dije se një varkë me rreth 184 emigrantë të parregullt është fundosur në brigjet e Mauritanisë.

“Deri më tani janë gjetur 87 trupa, ndërsa 36 të mbijetuar janë shpëtuar”, thuhet njoftim.

Autoritetet lokale vazhdojnë të kërkojnë për disa individë të zhdukur që ndodheshin në mjetin e fundosur. Shumica e emigrantëve në varkën e përmbysur ishin të kombësisë senegaleze së bashku me migrantë nga vende të tjera afrikane. Mauritania është një pikë kryesore tranziti për migrantët afrikanë që kërkojnë të kalojnë në Evropë, shkruan Anadolu.

Pavarësisht mungesës së statistikave specifike, autoritetet pohojnë se strategjia e tyre e sigurisë kundër migrimit të parregullt ka qenë e suksesshme, me zona bregdetare dhe pika kufitare të rregulluara dhe të mbrojtura mirë. Shkurtin e kaluar, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan 522 milionë euro ndihmë për Mauritaninë për të trajtuar migracionin e parregullt. Vendi i Afrikës së Veriut ka hyrë gjithashtu në marrëveshje me disa vende evropiane për të luftuar migrimin e parregullt, veçanërisht me Spanjën.


Shtuar 4.07.2024 20:29

Tags: ,