Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike.


Shtuar 7.01.2026 18:13