Bota kremton Fitër Bajramin, palestinezët falen mes gërmadhash: Na shkatërruan xhamitë, Gaza është pllakosur nga katastrofa

Myslimanët në mbarë botë festojnë sot Fiter Bajramin, apo Bajramin e madh, një manifestim falenderimi për Zotin siç përshkruhet pas muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin. Fitër Bajrami që pason, zgjat tre ditë. Lutjet e kësaj dite të bekuar për ta, myslimanët në Rafah të Gazës, i kryen mes gërmadhash.

Të lidhura

None found

“Me të zbardhur dita erdhëm e u falëm në rrënojat e kësaj xhamie dhe në rrugë. Pushtimi izraelit ua hoqi palestinezëve edhe të drejtën të falen në xhamitë e tyre”, tha një palestinez që jeton në Rafah.

“Gjatë Bajramit të vitit të kaluar nuk kishte luftë. Sot po hyjmë në muajin e shtatë të luftës. Xhamia Al Farouq vitin e kaluar ishte ende këtu, por këtë vit u vu në shënjestër dy ose tre javë para fillimit të Ramazanit”, tha një palestinez tjetër.

Në Jemen po ashtu, kremtimet e Fiter Bajramit u errësuan nga tragjedia e Gazës.

“Nuk ka gëzim për Jemenin dhe për arabët përsa kohë Gaza është pllakosur nga katastrofa. Ne nuk e konsiderojmë këtë një bajram gëzimi, por më shumë një ditë të trishtë për vëllezërit tanë palestinezë në Gaza”, tha një banor tjetër.

Në mesin e konfliktit, mjaft palestinezë iu drejtuan xhamisë Al Aksa në Jerzalem, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit për të shënuar fundin e muajit të Ramazanit. Situata e Gazës nuk eklipsoi sakaq festimet në Stamboll, ku me qindra besimtarë u mblodhën përpara Hagia Sofisë për të mirëpritur Bajramin e Madh.

Xhamia e madhe e Mekës gëlonte po ashtu nga njerëzit, në Pakistan turmat vërshuan në xhaminë e epokës Mugale Badshahi të qytetit Lahore, në Kabul të Afganistanit masat e sigurisë ishin ashpërsuar me qeverinë talebane që kishte ngritur pika kontrolli shtesë, ndërsa në Indonezi nuk munguan festimet në rrugë e fishekzjarret.

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.


Shtuar më 10.04.2024 14:51

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş