Blinken: Mundësi e jashtëzakonshme për normalizim të marrëdhënieve Izrael-Arabi dhe nevoja e një shteti palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ekziston “një mundësi e jashtëzakonshme” në muajt e ardhshëm që Izraeli të normalizojë lidhjet me fqinjët arabë dhe theksoi gjithashtu nevojën për krijimin e një shteti palestinez.

Diplomati i lartë amerikan tha se po bëhen përpjekje reale nga vendet arabe për të rigjallëruar Autoritetin Palestinez, në mënyrë që të bëhet më efektiv në përfaqësimin e palestinezëve.

“Pothuajse çdo vend arab tani dëshiron të integrojë Izraelin në rajon për të normalizuar marrëdhëniet…për të ofruar angazhime dhe garanci në mënyrë që Izraeli të ndjehet më i sigurt,” tha zoti Blinken në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.


Shtuar 17.02.2024 17:40