Babë e bir në garë, kë preferojnë anglezët si mbretin e tyre

Britanikët preferojnë që Mbretëresha Elizabeth të pasohet nga Duka i Kembrixhit, Princi William dhe jo nga babai i tij,Charles.

Sipas një sondazhi të publikuar ditën e sotme, rreth 47% e qytetarëve britanikë duan që nipi i parë i Mbretëreshës të ulet në fron dhe jo babai i tij, Princ i Uellsit.

Nga ana tjetër, vetëm 27% e të anketuarëve zgjodhën Princin Charles si pasardhësin e nënës së tyre.

Në këtë sondazh morën pjesë 1590 të rritur britanik.

Ndërkohë, djali i dytë i Princit Charles, Harry ka hequr dorë nga privilegjet dhe është zhvendosur në Kaliforni, SHBA me gruan e tij, Dukeshën e Sussex, Megan . Ata kanë qenë prej kohësh kryefjala e mediave dhe madje intervista e tyre për Oprah ishte bomba përfundimtare.

Sondazhi gjithashtu tregon se 51% e të anketuarve besojnë se Harry dhe Megan kanë dëmtuar imazhin e monarkisë.

Meghan dhe Harry treguan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, teksa ndër të tjera rrëfyen se s’kishin asnjë ndihmë financiare nga familja.

Paratë e vetme me të cilat po jetonin ishin ato që Princeshë Diana i kishte lënë trashëgimi djemve të saj.

Mirëpo, së fundmi Harry ka nisur një punë të re. Sipas “E! Neës”, Duka i Sussex është bërë drejtues në BetterUp Inc., i cili është një aplikacion që ofron trajnim profesional dhe këshillim për shëndetin mendor. Sipas bashkëthemeluesit dhe CEO së këtij programi, Alexi Robichaux, Princi Harry si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin e tyre për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor.


Shtuar 7.04.2021 15:11