Sot pasdite në Athinë u nda nga jeta muzikologu dhe kompozitorit grek George Leocakos, president nderi i Theater and Dance Critics Association të Greqisë.
Njoftimin për ndarjen e Tij nga jeta e dha z. Constantine P. Carambelas-Sgourdas, në emër të Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Greke të Muzikës, Teatrit dhe të Dansit.
Të lidhura
None found
Leocakos erdhi për të parën herë në Shqipëri në fillim të viteve 1980.
Interesi i tij studimor përfshinte gjithçka që lidhej me muzikën në Shqipërinë e mbyllur të atyre viteve, prej muzikës popullore, edukimit muzikor në shkollat tona, interpretimi i muzikës dhe sidomos krijimtaria muzikore shqiptare.
Ai u njoh nga afër më gjithë klasën e krijuesve dhe studiuesve shqiptarë, duke lidhur me secilin prej tyre një marrëdhënie profesionale dhe miqësore. Lecakos e donte dhe e do muzikën shqiptare dhe krijuesit e saj.
Janë të shumta takimet e tij me Çesk.Zadejën, Tish Dainë, Nikolla Zoraqin, Feim Ibrahimin, Tonin Harapin, Gjon Simonin, Simon Gjonin, Aleksandër Peçi, Thomas Simaku etj.
Falë Leocakos, krijuesit shqiptarë janë pasqyruar në enciklopedinë e madhe të muzikës botërore GROVE DICTIONARY OF MUSIC dhe po falë tij zëri ALBANIAN MUSIC është pjesë përbërëse e kësaj enciklopedie emërmadhe.
Dhjetëra shkrime e libra të publikuara prej tij kanë hapësirën e tyre të dedikuar për muzikën dhe krijuesit tanë.
Arkivi i i Leocakos për muzikën shqiptare mund të jetë ndoshta më i pasur edhe se ndonjë arkiv institucioni që e ka për detyrë kujdesin ndaj trashëgimisë sonë muzikore.
Ai nuk i shkëputi marrëdhëniet me Shqipërinë edhe pas viteve 1990, duke u bërë pjesë e aktiviteteve muzikore që organizoheshin dhe duke na vlerësuar me prezencën dhe fjalën e tij që peshon shumë si mendim profesional dhe jo vetëm.
