Anthropic hap laborator biologjie në përpjekje për të përdorur AI-në në kërkimin mjekësor

Anthropic ka nisur të zgjerojë veprimtarinë e saj përtej zhvillimit të software-it, duke krijuar një laborator biologjie në zonën e Gjirit të San Franciskos.

Të lidhura

None found

Sipas Reuters, kompania synon të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të përshpejtuar kërkimet në biologji dhe për të kontribuar në zbulimin e trajtimeve të reja.

Bëhet fjalë për një “wet lab”, një hapësirë fizike ku realizohen eksperimente me materiale biologjike. Në të njëjtën kohë, Anthropic po analizon mundësinë që modelet e saj të AI-së të përdoren për të komanduar pajisje dhe robotë të angazhuar në eksperimente.

Eksponentët e kompanisë kanë sqaruar se projekti ndodhet ende në fazat e para dhe se proceset laboratorike vazhdojnë të kërkojnë mbikëqyrje nga njerëzit.

Një nga drejtimet kryesore që po shqyrtohet është përdorimi i AI-së në studimin e sëmundjeve të rralla, si edhe në fusha ku krijimi i trajtimeve të reja është veçanërisht i ndërlikuar dhe i kushtueshëm.

Deri tani, Anthropic nuk ka zhvilluar ndonjë ilaç të krijuar nga inteligjenca artificiale. Objektivi është që AI-ja t’u shërbejë shkencëtarëve në analizimin e të dhënave, hartimin e eksperimenteve dhe identifikimin e mundësive për trajtime të reja.


Shtuar 18.09.2026 19:02

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet