Alarm në Belgjikë, zbulohet mutacioni i ri Covid-19

Një mutacion i ri i koronavirusit është zbuluar në Belgjikë nga Universiteti i Liege dhe aktualisht i cili i përket rreth 4% të infeksioneve në vend.

“Aktualisht, janë raportuar rreth 100 raste të këtij varianti dhe nevojiten shumë më tepër për të zbuluar efektet e virusit. Por ne mund të shohim se po përhapet gradualisht në Belgjikë, veçanërisht në Bruksel, Flemish Brabant dhe Eno”,  deklaroi Vincent Burs, profesor i gjenetikës njerëzore dhe shef i laboratorit të analizës dhe sekuencave Sars-Cov-2 në Universitetin e Liège.

Ai shtoi se ky variant tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve sepse kishte një “mutacion që nuk ishte vërejtur kurrë më parë”.

Në të njëjtën kohë, vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca kundër Covid-19 është 79% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike, sipas provave të gjera klinike.

Kjo vaksinë u tregua e efektshme 100% në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital për shkak të Covid-19.

Sondazhi u krye në më shumë se 32,000 vullnetarë të moshave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Kili dhe Peru./albeu.com/

Shtuar 22.03.2021 12:03