Alarm në aeroportin e Frankfurtit, malaria prek gjashtë punonjës dhe shkakton një viktimë

Gjashtë punonjës të aeroportit të Frankfurtit, në Gjermani, janë diagnostikuar me malaria, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën. Lajmi është konfirmuar nga Fraport, kompania përgjegjëse për menaxhimin e aeroportit, si edhe nga Instituti Robert Koch.

Të lidhura

None found

Numri i rasteve është rritur nga katër, që ishte shifra e raportuar në mes të korrikut, në gjashtë të prekur. Pesë punonjësit e tjerë ndodhen nën trajtim të specializuar mjekësor.

Autoritetet shëndetësore sqarojnë se nuk ka prova për përhapje të sëmundjes nga një person te tjetri, pasi malaria transmetohet vetëm përmes pickimit të një mushkonje të infektuar.

Sipas vlerësimeve të para, bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rrallë të asaj që quhet “malaria e aeroportit”, e cila shfaqet jashtë vendeve ku sëmundja është endemike.

Hipoteza kryesore është që një ose më shumë mushkonja të infektuara të kenë mbërritur në aeroport gjatë mesit të verës, brenda bagazheve ose në hapësirat e ngarkesave të një avioni të ardhur nga një zonë ku malaria qarkullon. Më pas, ato mund të kenë pickuar dhe infektuar punonjësit.

Si masë hetimore, në ambientet e aeroportit janë vendosur kurthe për mushkonja dhe disa insekte tashmë janë kapur. Mostrat do të analizohen për të parë nëse mbartin parazitin që shkakton malarien.

Fraport u ka dhënë informacion punonjësve dhe i ka këshilluar që, nëse shfaqin simptoma të ngjashme me malarien, të kërkojnë ndihmë mjekësore duke njoftuar mjekun se janë të punësuar në aeroport.

Instituti Robert Koch ka bërë të ditur se gjatë korrikut dhe gushtit janë regjistruar edhe raste të tjera malarie në zonën metropolitane Reno-Meno. Dyshimet paraprake sugjerojnë se edhe këto raste mund të kenë lidhje me punën në aeroportin e Frankfurtit.


Shtuar 26.08.2026 11:52

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis