99-vjeçari italian ngre padi ndaj Gjermanisë: Dua dëmshpërblim për 20 muaj burg që kam bërë në Luftën e Dytë Botërore

Çdo viktimë e mizorive naziste në Itali dhe të afërmit e tyre duhet të paraqesin një kërkesë kompensimi kundër Gjermanisë  deri më 28 qershor. Kjo për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare mes dy vendeve.

Në janar të këtij viti, 99-vjeçari italian Quinto Nuzi ngriti një kërkesë kundër Gjermanisë për 130,000 euro.

Të lidhura

None found

Paratë do të ishin kompensim për vuajtjet që kaloi Nuzi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u arrestua nga forcat gjermane në vitin 1943 dhe u burgos për 20 muaj në një kamp nazist të punës së detyruar në Poloni.

Padia e tij erdhi 78 vjet pas tmerreve që pësoi në kamp, por ai u tha mediave italiane se nuk e kishte idenë deri vonë se mund të kishte të drejtë për dëmshpërblim.


Shtuar 25.05.2023 17:38