26-vjeçarja turke e dënuar për vdekjen e motoristit gjendet pa jetë në Mal të Zi

Ege Karaaslan, 26 vjeçe, e cila ishte dënuar për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një motoristi, është gjetur e pajetë në apartamentin ku po qëndronte gjatë pushimeve në Mal të Zi.

Të lidhura

None found

Aksidenti ndodhi më 11 tetor 2024 në Manisa të Turqisë. Sipas të dhënave të publikuara, Karaaslan kishte kaluar me semafor të kuq dhe ishte përplasur me motorin e 27-vjeçarit Hasan Emre, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 26-vjeçarja u arrestua dhe gjykata e dënoi fillimisht me 4 vite e 3 muaj burg. Pas ankimit të familjes së viktimës, masa e dënimit u ndryshua në 5 vite burg.

Më 18 mars, gjykata vendosi lirimin e saj, duke llogaritur periudhën që kishte kaluar në paraburgim. Familja e Hasan Emres e kundërshtoi këtë vendim, ndërsa procesi gjyqësor vijonte ende dhe nuk kishte përfunduar me një vendim përfundimtar.

Në ditët e para të shtatorit, Karaaslan shkoi në Mal të Zi për të vizituar një mik. Më 13 shtator, ajo u gjet pa shenja jete në banesën ku ishte akomoduar.

Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes nuk janë sqaruar ende nga autoritetet. Trupi i saj pritet të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Izmir të Turqisë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë, përpara se të dërgohet për varrim në Balikesir.


Shtuar 21.09.2026 09:45

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet